12 Gusht 2022

Kuvendi mblidhet në seancë plenare të mërkurën

Prishtinë, 1 korrik - Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca dhe me prezencë të kryetarëve të grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të mërkurën, më 6 korrik, për shqyrtimin e pikave të papërfunduara në seancat e kaluara. Ndërkaq, të enjten do të mbahet seancë e re.

Pas shterimit të dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e 7 korrikut Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të dytë Projekt-kodin nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, si dhe tri projektligje: Projektligjin nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Projektligjin nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe Projektligjin nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës. Po ashtu pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kuvendi do ta përmbyll seancën me debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimin i vizave nga BE-së për Kosovën.

Kryesia, në mbledhjen e sotme miratoi rekomandimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere për kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere  2023/01, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)