24 Prill 2024

Kuvendi mblidhet në seancë për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Prishtinë, 27 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar dhe votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në vazhdimin e seancës do të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit - nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, pastaj Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Projektligji për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Po në ketë seancë pritet edhe të votohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë COVID-19 si dhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Kuvendi po ashtu pritet te votoj edhe Propozim-rezolutat nga Interpelancat me Kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Propozim-rezolutën sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”, si dhe Propozim-rezolutën sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po gjatë kësaj seance do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private,  Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, Projektligjit për Inspektoratin e Punës, Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës,

Kuvendi gjithashtu do të bëje edhe shqyrtimin e Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019, shqyrtimin e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shyrtimn e Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik dhe Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)