25 Prill 2024

Kuvendi lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’

Prishtinë, 9 nëntor - Kuvendi i Republikës sës Kosovës dhe Forumi për Transparencë Parlamentare lansojnë Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope. 
 
Kjo platformë e vendosur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit, u ofron organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe mediave, qasje në të gjitha informatat dhe dokumentet që ndërlidhen me projektligjet që janë në shqyrtim në Kuvend.

USAID-i, përmes partneritetit me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), punon me Kuvendin e Kosovës në rritjen e transparencës parlamentare dhe angazhimit të publikut në procesin ligjvënës.

Sistemi i Përcjelljes së Ligjvënies do t’u mundësojë parlamentarëve, personelit të Kuvendit, mediave, grupeve të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë që të përcjellin ciklin jetësor të çdo projektligji duke patur qasje të hapur në secilën fazë të procesit ligjvënës në Kuvend.

Kjo shënon një pikëarritje të rëndësishme në transparencën parlamentare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)