25 Prill 2024

Kuvendi jo funksional për arsye të pozitës së pa qëndrueshme

Prishtinë, 13 mars - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z Avdullah Hoti është deklaruar sot pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës.

Ndër të tjera Hoti tha: “Koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për te mbivotuar procesin e vendimmarrjes ne Kuvend."

"Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për te pamundësuar kuorumin prej 61 vota. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e pa qëndrueshme, e jo opozita qe është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës.

Kuvendi është bere jofunksional. Kuvendi duhet te shpërbehet sapo te votohet demarkacioni. Rruge tjetër për te vendosur normalitetin ne Kuvend dhe ne institucione te tjera nuk ka”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)