23 Prill 2024

Kuvendi i Lezhës, pikënisja që bashkoi kombin tonë

Klinë, 1 shkurt - “Nëse një vepër jeton pas protagonistit, nënkupton se ajo vepër ka qenë e madhe. Nëse ka një vepër e shqiptarëve që ka jetuar pas jetës së protagonistit pra është vepra, është lufta dhe është trashëgimia e doktrina të cilën e ndërtoi dhe e zbatoi krye heroi ynë për të cilin jemi bashkuar sot, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës, të mbajtur në Klinë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj pasi falënderoi të pranishmit tha se në kohën e  tij, jo vetëm pikëpamja e tij, por e gjithë prijësve të atëhershëm shqiptarë ishte kërkimi i mënyrës për t’u kthyer tek vetja.

“Ajo mënyrë ishte penguar dhe dëmtuar nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë - pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në një përpjekje më të madhe më të vështirë që kishim para vetës”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke kujtuar kohën e Skënderbeut dhe udhëheqjen e tij, kryeministri Haradinaj shtoi se Skënderbeu jo çdo herë u mbështetë në atë kohë por qëndroi me prijësit e vet shqiptarë dhe se falë kësaj qëndrese, ajo që krijoi ai dhe ajo që e krijuan shqiptarët nën udhëheqjen e tij, sot vlerësohet lart nga i gjithë kontinenti ynë dhe nga të gjitha ata që i studiojnë këto procese kaq të mëdha.

“Ne si shqiptarë, si Kosovë nuk guxojmë të lëkundemi në të drejtën tonë, në vijën e frontit. Ne i takojmë botës, vendeve e popujve të lirë ashtu si Skënderbeu që qëndronte në atë kohë, dhe vendeve të botës se popujve të lirë që i udhëheq Amerika”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj foli edhe për taksën ndaj Serbisë  duke shtuar se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë dhe Serbisë sepse, siç tha ai, kanë punuar intensivisht kundër njohjes së Kosovës dhe mos anëtarësimit në Interpol, por Kosova asnjëherë nuk e ka kushtëzuar dialogun.

Kryeministri Haradinaj,  ia dhuroi kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezajt,  librin e Luan Tashit, “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se në këtë ngjarje të madhe kanë  vendosur ta sjellin në qytetin e tyre të lartësuar në bronz bustin e krye heroit të kombit, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili përfaqëson figurën më emblematike të historisë sonë.

“Mesazhet që i la trashëgimi Skënderbeu për popullin e vet janë ato që rrezatojnë edhe sot e kësaj dite dhe  janë rikthyer fuqishëm në Klinë. Busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut po vjen në vendin e vet, aty ku do të qëndroj përgjithmonë”, tha kryetari Elezaj, duke theksuar se ky bust është një çmim i angazhimit për vlerat e shenjta të luftës së këtij populli shekuj më parë,  në krye Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, deri te lufta e lavdishme UÇK-së, në krye me komandantin Adem Jashari, Mujë Krasniqin, i cili me krenari afër vetes po e pret heroin Skënderbeu.

Pas akademisë dedikuar Lidhjes së Lezhës, kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në zbulimin e bustit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në qendër të Klinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)