20 Prill 2024

Kuvendi do të përfaqësohet nga 14 deputetë që kanë aktakuza aktive

Prishtinë, 4 mars - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, në vazhdën e kauzës për të ndërtuar institucione demokratike që përfaqësohen nga politikanë që nuk kanë probleme me ligjin, ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive.

Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë.

Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre (3) kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive.

Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidatë akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive.

Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së  akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Në vazhdim, IKD paraqet integritetin e secilës listë zgjedhore të këtyre partive politike me të dhëna të detajuara të deputetëve. (shih ne atachment).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)