25 Prill 2024

Kuvendi debaton sot për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 30 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare në të cilën do të mbahet debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Me pas Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së  pajustifikueshme dhe Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Kuvendi po ashtu do tu propozoj grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për  zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Në këtë seancë Kuvendi do të bejë edhe shqyrtimin e Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra, Zyrës Kombëtare të Auditimit sh dhe shqyrtimin e Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)