29 Mars 2024

Kuvendi debaton për situatën e rëndë me pandeminë COVID-19

Prishtinë, 17 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në seancë plenare në të cilën do të debatohet në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë.

Partitë opozitare në vend Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë kritikuar Qeverinë lidhur me menaxhmin e situates me koronavirus pasi që gjendja pandemike në vend është përkeqësuar në mënyrë drastike.

LVV ka deklaruaru se pavarësisht përpjekjes vetëmohuese dhe përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, numri i madh i të infektuarve, spitalet e mbingarkuara dhe paaftësia e kësaj Qeverie po e bëjnë përballjen me COVID-19 trefishë më të rëndë për qytetarët e Kosovës.

Ndonëse Ministri i Shëndetësisë kishte premtuar spital të veçantë për COVID-19, realizimi i tij nuk duket gjëkundi, e Klinika Pulmologjike dhe spitalet rajonale nuk kanë kapacitet për trajtim të një vale të re të të prekurve. Qytetarët e Republikës ndodhën pa mbështetje dhe pa përkujdesje.

Shpërfillëse ndaj gjendjes së qytetarëve, kjo Qeveri sipas LVV-se është zënë e befasuar në paaftësinë e saj.

''Me riciklim masash pa efekt e jo të duhura, të vonshme e të pazbatuara, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në një departament të dobët të mbledhjes së statistikave. Shifrat tregojnë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të mangëta, pa analizë dhe pa vlerësim për efektet e tyre në terren.''

''Është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të diskutojë për gjendjen pandemike në vend, dhe se ministri Zemaj të raportojë para deputetëve për situatën, masat që janë ndërmarrë dhe ato që duhet të ndërmerren për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe shëndetin publik në përgjithësi'', ka theksuar LVV.

Edhe PDK ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19. PDK ka thënë se aktualisht vendi ndodhet para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik dhe se në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit.

PDK ka kritikuar qeverinë edhe për masat e fundit për parandalimin e COVID-19 dhe për mos miratimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

PDK e vlerëson si një qeveri që duhet të shkoj në shtëpi sa më herët – sepse është e paaftë për të qeverisur dhe për ta menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar ekonominë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)