19 Prill 2024

Kurti shpreh gatishmërinë e mbështetjes për Bujanocin dhe Preshevën

Prishtinë, 19 prill - Sot në orët e pasdites, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi dhe tjetrën me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Dy kryetarët, Kamberi dhe Arifi e njoftuan Kryeministrin në detyrë, Kurti mbi menaxhimin e situatës me virusin Korona.

 Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj.

Kryeministri në detyrë Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, Arifit dhe Kamberit, ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)