25 Prill 2024

Kurti: Reciprocitetin e kemi obligim edhe nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011

Prishtinë, 2 mars - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për taksën, ka thënë se qëndrimi i tij i shpalosur ditë më parë e ka vendosur Kosovën në ofensivë dhe është i duhuri për të ecur përpara.

Sipas tij, me parimin e reciprocitetit kanë garuar në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se tashmë ai duhet edhe aplikuar. Krahas kësaj ai tha se me këtë parim, i cili derivon nga barazia, do të zgjidhte kërkesat e Kosovës.

“Qëndrimi im është i duhur për të ecur përpara. Jo, ose tash ose hiq. Qasja jonë na ka vendosur në ofensivë”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha se vendosjen e reciprocitetit e kanë obligim edhe nga rezoluta e Kuvendit të vitit 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)