29 Mars 2024

Kurti: Patrioti nuk mundet me qenë i kufizuar në kohë, por duhet terë jetën

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri Albin Kurti në replikën ndaj deputetit të AAK-së i është përgjigju se nuk e konteston e as që e ve në dyshim patriotzimin e Haradinajt gjatë luftës, para luftës dhe pas luftës, por jo për demarkacionin për të cilin nuk kishin qëndrimin demokratik.

"Me demarkacion i dhat 82 kilometra katror për një çerek metri katror sa është ulësja këtu, u paguat për atë punë, pra ky është problemi", ka theksuar Kurti.

Patriot sipas tij nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, por duhet terë jetën. "Ka shumë njerëz që kanë qenë patriot dhe mandej jo patrito e thënë butë e para."

E dyta kush do që ka luftu, kush do që ka rezistuar, kush do që ka mbajt burg, kush do që ka qenë viktimë sipas kryeministrit Kurti ka qene për ketë vend, s'ka qenë për një vend të huaj, ka qenë për ketë vend, normal është më luftu për vend tendë.

Ai ka shtuar me tutje se "është gjeja me normale prandaj nuk është mirë me ja tepru fort me mburrje se për vendin tend ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dasht vendin tendë dhe tash po do një far lloj shpërblimi me qense paske luftu për vendin tënd."

Kurti po ashtu konsideron se është gabim kjo qasje. "Edhe fëmijët është gabim me i mësu me ketë çështje, brezat e rinjë është gabim me i mësu me ketë qasje. Angazhimin për kombë edhe për këtë vend e kemi borxhe e kemi obligim."

"E pikërisht qasja e gabueshme qe keni pasur ju ka sjell në situatën kur luftëtari duhet te shpërblehet me naj shtëpi në Marigonë, me naj biznes, me naj terminal doganor me naj kompani me do hektar tokë bujqësore që i shndërron ne motele në autostradë e kjo është gabim, prandaj jemi ne këtë situat ku jemi. Me falni po ku është logjikë mercenari, mercenari shkon në luftë dhe paguhet po këtu po i bjen se duhet me marr vet se kerkush nuk të paguan. "

"Luftëtari i vërtet është i cili nuk merr asgjë me shumë edhe kësi janë shumica dërmuese 99 për qind asnjë përqind të luftëtarëve nuk i keni në pushtet, por këta që me pak se një përqind i keni në pushtet i keni në televizor dhe ata të tjerët nuk i keni asnjëherë në televizor", ka deklaruar në fund kryeministri Kurti.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)