19 Prill 2024

Kurti paralajmërojnë protesta kundër korrigjimit të kufirit

Prishtinë, 3 shtator - Sot në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Kryetari, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta kundër korrigjimit të kufirit.

Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë së tij që të mobilizohen për protesta paqësore për ta ndalur, siç ka thënë ai, ndarjen e Kosovës. 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se do të vendoset në krye të protestave për ta ndaluar presidentin Hashim Thaçi që ta shes Kosovën. Ai kërkoi nga anëtarësia e Vetëvendosjes që të mobilizohen në ditët dhe javët e ardhshme për ta ndalur krimin që po i bëhet Kosovës.

“Ne duhet të angazhohemi në protesta për ta larguar Thaçin, për të ndaluar shitjen e Kosovës që po bëhet për imunitet politikanësh nga gjykatat ndërkombëtare të imponuara prej vet atyre. Jo të na i ndryshojnë kufijtë një kriminel i cili është i shquar për dallavere me Serbinë dhe që na ka larguar edhe më shumë prej Shqipërisë gjatë qeverisjes së vet. Duhet të angazhohemi për largimin e Thaçit, sepse Thaçi sot është më i dëmshëm se kurrë”, tha Kurti.

Ideja e korrigjimit të kufijve për Kurtin sjellë vetëm ndarjen e Kosovës.

 “Ideja dhe diskutimi për shkëmbim territorial, e që po quhet korrigjim i kufirit, sjellë vetëm ndarjen e Kosovës dhe ndarjen e Kosovës lindore. Ndarjen e Kosovës në lumin Ibër dhe ndarjen e Kosovës lindore, përkatësisht veçimin e Preshevës nga aksi dhe Bujanoci e Medvegja. Nëse pranojmë një logjikë të tillë, çka do të bëjmë kur Maqedonia do të ofrojë shkëputjen e Tetovës, Gostivarit, e Kërqovës, a do të pranojmë spastrimin e Shkupit, Kumanovës, Strugës etj, sikurse që është bërë me Manastirin, por kësaj radhe edhe më shpejt”, shtoi Kurti.

Kurti kërkoi biseda parimore dhe reciprocitet me Serbin. Ai tha se Serbia nuk do t`i jap Kosovës të gjithë Preshevën.

 “Është bërë e qartë nga Serbia se ata nuk do të lejojnë të preket territori matanë autostradës e hekurudhës, që ata e konsiderojnë të jetë strategjike meqë e lidh Beogradin me Shkupin, Sofjen, Stambollin e Athinën. Kjo do të thotë që një numër i madh i fshatrave në komunat shqiptare të cilat janë në të dyja anët e autostradës nuk do të lejoheshin t’i bashkohen Kosovës. A e dini çka do të thotë kjo, që sipas parimit demografik dhe duke mos lejuar afrimin tek autostrada e hekurudhave, Serbia ka mundësi që të lejojë vetëm qytetin e Preshevës, fshatin e Tërrnocit e Kollqunit që të bashkohen me Kosovën. Dikush mund të thotë se edhe kjo është fitore se të paktën merr diçka, mirëpo kjo është humbje e madhe. Territoret e tjera shqiptare do të detyroheshin të shndërroheshin në minoritet të papërfillshëm dhe të humbnin të drejtat e tyre politike e përfaqësuese dhe shpejt do të spastroheshin prej shqiptarëve”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes, kërkoi më shumë angazhim për bashkim me Shqipërinë që kalon nëpërmjet federatës shqiptare, e cila do të forconte zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe do ta forconte ushtrinë e kapacitetet mbrojtëse.

Këto deklarata Kurti i bëri në mbledhjen e rregullt të Këshillit Të Përgjithshëm Të Vetëvendosjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)