16 Prill 2024

Kurti: Jasharajt na mësuan se asgjë nuk mund të arrijmë pa vetëmohim dhe unitet

Prishtinë, 5 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në përkujtim të 22 vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, që u mbajt në kuadër të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”.  

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Kurti tha se 22 vjet më parë, po ndodhte kulmimi i një situate të re, të ngjizur me vite e dekada të tëra, po ndodhte diçka e jashtëzakonshme të cilën bota nuk e kishte parë.

“Po ndodhte që një familje e tërë, gra e burra, vajza e djem të familjes Jashari, me vetëdije e të patrembur, po luftonin me një shtet fashist të cilin bota ende nuk po e dëftonte si të tillë. Ishte kjo familje, ishte kryekomandanti dhe strategu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Hamëz Jashari e Baca Shaban, që njëherë e përgjithmonë, si askush tjetër, na treguan neve dhe botës, se kur liria është në pyetje, nuk ka as çmim e as forcë që mund t’i spraps apo ndalë nga qëllimi i tyre i gatuar me dashuri për atdheun e për njëri-tjetrin”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti theksoi se Epopeja e UÇK-së e ndryshoi politikën dhe historinë.

“Jasharajt e kishin vënë popullin mbi familjen, dhe, kështu, e ndryshuan popullin sepse e bashkuan atë, dhe, e ndryshuan secilën familje shqiptare sepse i vetëdijësuan ato. Gjithçka ndryshoi përgjithmonë”, theksoi kryeministri Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)