28 Mars 2024

Kurti: Gjykatat t’i trajtojnë me prioritet rastet e viktimave të luftës

Prishtinë, 9 mars  - Në seancën e veçantë me rastin e Ditës së Gruas, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjykatat duhet t’i trajtojnë më prioritet rastet e viktimave të luftës.

Kurti theksoi me tutje se se Qeveria është e gatshëm që t’i rrisë kapacitetet e prokurorive.

“22 vite kanë kaluar dhe plagët e luftës ende janë të hapura. Kemi ende perona të zhdukur dhe shumë borxhe të papaguara. Ne nuk mundemi as të imagjinojmë vuajtjet e tyre, por edhe vuajtjet duke jetuar me këtë drojë”, transmeton E.O.

“Sot si kryeministër e kam për detyrë që të veproj që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe kjo vonesë kaq e madhe është e dëmshme. Me kalimin e shumë viteve, dëshmitarët dhe kriminelët vdesin duke pamundësuar ata që të dënohen”.

“Gjykatat tona duhet t’i trajtojnë më prioritet çështjet e viktimave të luftës. Qeveria është e gatshëm që t’i rrisë kapacitetet e prokurorive. Kosova pas 22 viteve nuk kemi asnjë aktgjykim për rastin e përdhunimeve të luftës”.

Kreu i Qeverisë u ka bërë thirrje që kjo kategori të aplikojë për statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Unë ju bëj thirrje atyre personave që janë të kësaj kategorie të aplikojnë që të marrin statusin e personave të dhunuar. Kjo kategori është e dhimbshme, por e nevojshme për juve. Ky proces ka nisur me vonesë, por më mirë se ka nisur me vonesë sesa mos niste fare”, u shpreh Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)