28 Mars 2024

Kurti dhe Lebet bisedojnë për gjendjen e rëndë ekonomike dhe korrupsionin

Prishtinë, 8 janar - Sot, në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje!, Kryetari Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Gjatë takimit, Kurti i prezantoi ambasadorit qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje! mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me programin e Lëvizjes dhe propozimet tona për të dalur nga kjo krizë duke stimuluar zhvillimin ekonomik për krijimin e vendeve të punës si dhe për shtetin e së drejtës i cili e mban ligjin mbi politikën.

Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në interes të ndërsjelltë të dy vendeve.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)