16 Prill 2024

Kurti: Bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB

Prishtinë, 6 qershor - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, z. Igor Šoltes. Gjatë takimit është biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.

Z. Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin tonë bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë dhe se tash kur shënojmë një dekadë të EULEX-it mund të themi se ai ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes.

Ky takim ishte në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)