29 Mars 2024

Kuqi: integrimi botërore duke forcuar identitetin kombëtarë

Prishtinë, 28 gusht - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi ka marrë pjesë sot në hapjen e Konferencës shkencore ndërkombëtare “Eposi i Kreshnikëve : monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike të Tiranës.

Kjo konferencë ndërkombëtare mbahet nën përkujdesjen dhe mbështetjen e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Në një fjalë në hapje të konferencës,  zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka thënë se njehet jashtëzakonisht i nderuar që marr pjesë në hapjen solemne të një konference me rëndësi profesionale dhe shkencore por njëkohësisht edhe të një konference me rëndësi në gjurmimet tona të traditës sonë të thellë por edhe të forcimit të identitetit tonë kombëtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim gjithmonë integrimin e saj në fushat e ndryshme botërore globale dhe ato evropiane por paraprakisht dhe gjithmonë duke forcuar identitetin kombëtarë si një traditë e veçantë jo vetëm për ne brenda përbrenda shqiptarëve por edhe duke treguar një traditë të mirë identitet të fortë edhe përballë kombeve të tjera të lira”, theksoi z. Kuqi.

Më tutje zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka krijuar një mundësi që të bëjmë një forcim të identitetit tonë kombëtarë dhe jo e kundërta. Dhe në këtë drejtim pa dilemë studiues të nderuar ju e keni një rol të veçantë në këto gjurmime në këto trajtime që do të jenë padyshim bazament i fortë edhe i vendimmarrjes politike tek ne, besojmë edhe në Shqipëri por edhe diku tjetër .

“Ajo çka mund të them është se kjo konferencë me studiuesit e saj do të thellojë edhe më tej studimet në traditën tonë , do të forcojë identitetin tonë kombëtarë dhe do të jetë një bazament i mirë për studiuesit tanë në të ardhmen. Ne që punojmë qoftë në institucione akademike apo politike do ti bartim me kujdes  identitetet dhe gjurmimet tuaja  të traditës që e kemi ne”pohoi z. Kuqi.

“Në fund më lejoni të them se Instituti Albanologjik i Kosovës për ne është një monument edhe për traditën kombëtare dhe identitetin kombëtarë dhe në këtë drejtim Qeveria e Republikës së Kosovës do të jep mbështetjen e plotë. Natyrisht Instituti ka nevojë për mbështetje dhe për trajtimin adekuat të studiuesve , barabartë me profesorët e Universitetit të Prishtinës edhe në kuptimin material”, theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)