23 Prill 2024

Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Mitrovicë, 22 shtator - Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, dje i ka vizituar fshatrat e veriut të Kosovës.

Në Kullën e Isa Boletinit, në të cilën ishin mbledhur shumë qytetarë të këtij rajoni, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë.

Dr. Osmani theksoi se vetëm LDK-ja është dalëzotëse e vendit dhe garantuese e paprekshmërisë së kufijve të tij.

“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha znj. Osmani.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, tha znj. Osmani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)