29 Mars 2024

Kuçi: Qeveria mirëpret rezolutën

Prishtinë, 10 shtator - "Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur miratimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme, është një legjitimim politik i mendimit të GJND-së. Në këtë drejtim kemi mirëpritur angazhimin e SHBA-ve, të BE-së dhe të shteteve të tjera”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Rezoluta tashmë e miratuar përshëndet gatishëmrinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesn e dialogut mes palëve. Por, çka do të përfshihet në këtë dialog? Hajredin Kuçi tha se rezoluta i hap rrugë dialogut ndërshtetëror.

“Mendoj se rezoluta ka gatishmërinë e saj të plotë për respektimin e GJND-së; do të thosha se ka krijuar bazamentin e plotë për qasje pozitive dhe në bisedime të tjera, që nënkupton bisedime në mes të dy shteteve sovrane dhe bisedime për karakter ndërshtetëror”.

“Mendoj se në këtë drejtim do të jemi të qartë, ndërsa koha e bisedimeve dhe çështjet e tjera janë çështje që do t’i diskutojmë dhe brenda institucioneve të Kosovës, por në veçanti me partnerët tanë, me SHBA-të dhe me BE-në”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i bëri këto komente pas takimit me Eduard Kukanin, shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Jugldinore.

Nga perspektiva e Parlamentit Evropian, Kukan tha se rezoluta do të mundësojë një dialog, i cili do të normalizojë gjendjen në terren.

“Ne po flasim për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, mbi çështjet që do të ndihmojnë për të krijuar kushte, të cilat do të jenë profitabile për të dyja shtetet dhe që do të krijojnë një atmosferë për një stabilitet më të madh dhe për zhvillime pozitive në Ballkan”.

“Çështja e diskutimeve do të duhej të ngrihej nga të dy partnerët. Rëndësia e rezolutës është se tash të dy partnerët kanë bazën, kanë mundësinë, që të angazhohen në bisedimet, të cilat në plan afatgjatë krijojnë situatë normale në këtë rajon”, tha Kukan.

Serbia, nën trysninë e BE-së, ka ndryshuar në momentin e fundit rezolutën e deponuar në Asamblenë e Përgjithshme. Liderët e vendeve të BE-së si dhe ata kosovarë e kanë mirëpritur propozimin e ndryshuar, i cili u miratua mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme pa votim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)