20 Prill 2024

Kryeziu: Me AAK-në rrugët edhe ashtu kanë qenë të ndara

Prishtinë, 25 shkurt - Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se takimi i presidenit Sejdiu me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dy ditë më parë, vetëm sa i ka sqaruar poziconet e dy partive. Numri dy i LDK-së e ka quajtur reagim emocional, reagimin e djeshëm të AAK.

“Unë, me sa po kuptoj, AAK ka një vrull të ekspanzionit të vet dhe në këtë vrull emocionet janë më të theksuara se zakonisht”, ka thënë Kryeziu.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt se rrugët e AAK-së dhe LDK-së do të ndahen, për faktin se është refuzuar kërkesa për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme këtë vit, Eqrem Kryeziu ka thënë se “rrugët e këtyre dy subjekteve edhe ashtu kanë qenë të ndara”.

Ndryshe, refuzimi, edhe zyrtarisht, i presidentit Sejdiu, që njëherit është edhe kryetar i LDK-së, për zgjedhje të parakohshme këtë vit, është komentuar edhe nga zyrtarët e Qeverisë.

Lideri i AAK-së kishte insistuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen këtë vit. Ai i kishte propozuar presidentit Sejdiu që LDK dhe AAK të garojnë në një koalicion të përbashkët për këto zgjedhje. Por, dje, Hardinaj e pranoi publikisht se përpjekjet e tij për këtë çështje ndodhen para dështimit pas refuzimit të ofertës nga ana e presidentit Sejdiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)