29 Mars 2024

Kryetarja Osmani vizitoi disa fshatra të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut

Mitrovicë, 15 maj - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatrat Zhazhë, Boletin e Kelmend të Komunës së Zveçanit, Koshtovë e Vllahisë e Bistricë të Komunës së Leposaviqit, si dhe fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Në funksion të lehtësimit të procesit të mësimit online, në emër të Kuvendit të Kosovës, kryetarja Osmani u ka dhuruar 30 kompjuterë nxënësve të shkollave “Isa Boletini”, Kadri Bistrica” dhe  “Osman  Rama”.

Zonja Osmani qasjen në arsim e ka konsideruar çështje jetike dhe ka thënë se secili nxënës i Kosovës duhet të ketë qasje në mësimin online.

Me këtë donacion të Kuvendit të Kosovës prej 30 kompjuterësh, kryetarja Osmani ka thënë se do t`u ndihmojë sadopak nxënësve të kësaj ane t`i qasen mësimit online.

“Kjo përveç se ndihmë për nxënësit është edhe tregues se institucioni i shtëpisë përfaqësuese të qytetarëve, pra Kuvendi i Kosovës mendon edhe për banorët e kësaj pjese të Kosovës, duke i mbështetur ata edhe në këtë mënyrë”, është shprehur zonja Osmani në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni. ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)