19 Prill 2024

Kryetarja Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve

Prishtinë, 19 gusht - Me ftesë të Institutit Nacional për Demokraci (NDI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, i  cili sivjet u organizua virtualisht për shkak të pandemisë COVID-19.

Ky forum ndërkombëtar po organizohet përgjatë javës së Konventës së Partisë Demokratike, nga 17-21 gusht.

Gjatë këtyre ditëve, kur janë ftuar liderë institucionesh e partish politike nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësve u drejtohen figura të rëndësishme të politikës amerikane, gazetarë, ekspertë e komentatorë, për të diskutuar tema të zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare.

Sivjet, temat kanë përfshirë rolin e SHBA-ve në politikën e jashtme, avancimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje, mbrojtjen e demokracisë nga dezinformatat etj.

NDI fton liderë ndërkombëtarë për këtë forum që nga viti 1984. Sivjet forumi është hapur nga ish-sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, e cila njëkohësisht e udhëheq NDI. 

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka falënderuar Institutin Nacional për Demokraci dhe presidentin e saj, Derek Mitchell, për ftesën, si dhe ka vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti rolin kyç që ka luajtur NDI në avancimin e demokracisë në Kosovë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)