23 Prill 2024

Kryetarja Osmani merr pjesë në Forumin Virtual Global Parlamentar

Prishtinë, 14 tetor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin Virtual Global Parlamentar, të organizuar nga Rrjeti Parlamentar i Bankës Botërore dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky Forum u mundëson parlamentarëve nga vende të ndryshme të botës të diskutojnë për zhvillimet globale.

Kryetarja Osmani dhe homologë të saj nga Norvegjia, Meksika, Bangladeshi, në prezencë edhe të rreth 100 parlamentarëve të tjerë diskutuan për mobilizimin e ligjvënësve globalë në procesin e avokimit për barazinë gjinore, si dhe  përfshirjen e grave në procesin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19.

Zonja Osmani përmendi sfidat me të cilat përballen gratë në lidership përgjatë krizës së pandemisë si dhe ndikimin e polarizimit politik në zhvillimin e proceseve.

Sipas saj, aftësia për të dëgjuar qytetarin dhe për ta trajtuar si partner në përballje me pandeminë, kontribuoi në menaxhim të suksesshëm në vendet e drejtuara nga gratë.

Më tej, zonja Osmani tha se përkundër progresit të shënuar si shoqëri, pandemia nxori në pah problemet me barazinë gjinore.

Rritja e rasteve te raportuar për dhune në familje dhe humbja e vendeve të punës nga gratë, sipas saj janë indikator që kërkojnë vëmendjen e duhur nga institucionet.​

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)