29 Mars 2024

Kryetari Konjufca takoi raportuesen e Komisionit të Venecias, Grainne McMorrow

Prishtinë, 20 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim një delegacion të  Komisionit të Venecias të përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dür dhe Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e Vetingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Kryetari Konjufca, duke e konsideruar procesin e vetingut si thelbësor  për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vlerësoi kontributin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Republikës së Kosovës. ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)