25 Prill 2024

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, refuzon ndihmat ushqimore për familjet skamnore

Prishtinë, 20 prill - Alternativa dega në Gjakovë ka deklaurar se të gjendur në situat pandemie, me shumë vështirësi edhe qytetarët e Komunës së Gjakovës, po përballen çdo ditë me pasojat sidomos ato ekonomike që ka shkaktuar kjo situatë.

"Në kohën kur humanistët, shoqatat, diaspora dhe njerëzit e vullnetit të mirë, po mobilizohen që me pako ushqimore t'ju dalin në ndihmë familjeve skamnore, është kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ai i cili së fundi ka konsideruar si të panevojshme kontigjentin e ndihmave në ushqime për familjet skamnore të Gjakovës", ka deklaruar Alternativa.

Ndihmat në ushqime janë siguruar nga ish deputeti dhe këngëtari kosovar Labinot Tahiri, i cili perms një video xhirimi ka bërë të ditur se kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, I ka cilësuar si të pa nevojshme këto ndihma për qytetarët e tij.

Alternativa nuk ka bërë reagime publike në këtë kohë pandemie, por në momentin që kuptuam se kryetari Gjini ka shkuar deri në pikën që të refuzoj ndihma për qytetarët e tij, atëherë kemi konsideruar që këtij kryetari duhet rikujtuar përgjegjësinë që ka ndaj çdo qytetari, të pasur e të varfër, pa dallim etnie, feje apo vendbanimi.

Kryetari Gjini duhet ta dij, se në zyrën e mirëqenjes sociale i ka të paraqitura zyrtarisht  rastet skamnore, ku nëse përfshihen edhe rastet që janë në Qendrën për Punë Sociale dhe zyren e komuniteteve, shifra e familjeve skamnore në Komunë e Gjakovës arrin mbi 2000 familje.

"Me gjithë këtë numër, t'i thuash humanistëve dhe njerëzve vullnet mirë, që Komuna e Gjakovës nuk ka nevojë për ndihma është apsurditet të cilin vetëm Ardian Gjini e prodhon në kohën e një pandemie globale."

"Për pos kësaj, qeverisja lokale në Gjakovë, ka dështuar në menagjimin e situatës së krijuar, sidomos në mungesë të përpjekjes për të përpiluar një pako ekonomike, me ç’rast do përfitonin puntorët e ndërmarrjeve publike lokale, të cilët çdo ditë janë në krye të detyrës, sidomos ata të Kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”,bizneset e vogla të Komunës së Gjakovës, familjet skamnore dhe shumë sektor tjerë të rëndësishëm."

"Alternativa në Gjakovë falenderon të gjithë donatorët dhe humanistët që po vazhdojnë të ndihmojnë familjet skamnore dhe në rast se hasin në pengesa të llojit si ky i sotmi nga kryetari i Komunës, atëherë me përgjegjësi të plotë ju premtojmë organizatave dhe individëve që në çdo kohë jemi në gjendje ti paisim me listat e familjeve në nevojë, e pse jo edhe ti asistojmë pa asnjë qëllim politik, në misionin e tyre human", thekson Alternativa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)