20 Shkurt 2019

Kryetari Haziri viziton Bashkësinë Islame dhe medresen “Alauddin”

Gjilan, 14 shtator – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari, Arbër Ismajli, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Gjilanit dhe Medresen “Alauddin”, për ti falënderuar për bashkëpunimin dhe njëkohësisht për t’u koordinuar për aktivitete të përbashkëta gjatë të ardhmes në shërbim të qytetarëve.

Haziri njëkohësisht i ka bartur përshëndetjet dhe urimet e tij për të gjithë haxhilerët për kthimin e tyre në Gjilan, sikur që ka përshëndetur edhe punën që bëhet në shkollën e medreses.

“Jam sot në Bashkësinë Islame për t’i uruar të gjithë haxhilerët për kthimin e tyre në Gjilan. Gjithashtu jam sot këtu sepse është detyrë e jona e përbashkët ruajtja dhe mirëmbajtja e varrezave të qytetit dhe gjithashtu edhe përgatitjen dhe investimin në varrezat e reja të qytetit. Bashkërisht do të bëhet rregullimi i parkingut të veturave në atë hapësirë, shtigjeve për këmbësor, projektimi i tërsishëm i varrezave të reja të qytetit dhe ahpësirave përcjellëse të nevojshme. Për këtë do të jemi të koordinuar gjithashtu edhe për shërbimet e varrimit të cilat duhet të jenë sipas planifikimit për çdo qytetarë pa dallim”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ai ka vizituar edhe shkollën e medreses së Gjilanit, ku është takuar me personelin arsimor të cilët i ka uruar për punën që bëjnë dhe për kontributin që japin në këtë shkollë, e cila ka mbi 100 nxënës. Këtë vit është gjenerata e parë e regjistruar e nxënëseve femra.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)