23 Prill 2024

Kryetari Elezaj mbajt takim publik me qytetarë

Prishtinë, 17 dhjetor - Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot në sallën e Kuvendit të Komunës ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët e Klinës.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe drejtorët e drejtorive komunale, është diskutuar për rrjedhat e qeverisjes, të arriturat, vështirësitë dhe synimet e qeverisjes komunale për vitin e ardhshëm.

Kryetari Elezaj në fjalën e tij theksoi se gjatë këtij viti me përkushtim të madh kemi punuar që të i përmbushim kërkesat e qytetarëve, duke përmendur edhe projektet të cilat janë realizuar por edhe vështirësitë e paraqitura në implementimin e disa projekteve.

“Gjatë këtij viti janë asfaltuar 72.5 km rrugë, janë shtruar 48.5 km rrjet të kanalizimit. Është investuar në rinovime të shkollave, rinovimet e QKMF-së dhe AMF-ve, në sektorin e bujqësisë dhe riparime të rrugëve, tha kryetari Elezaj në prezantimin e  projekteve të përfunduara për këtë vit.

Në anën tjetër qytetarët kanë shprehur vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre para kryetarit dhe drejtorëve të komunës. Ndër kërkesat kryesore të tyre ishin investimet për sigurimin e ujit të pijshëm, investime në rrugë, kanalizime etj.

Kryetari po ashtu shtoi se pavarësisht që vazhdimisht po punohet në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, është thuajse e pamundur përmbushja e tërësishme e tyre, por premtoi se angazhimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe sigurimit të një jetese më të mirë për të gjithë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)