29 Mars 2024

Kryetari Bahtiri viziton mjekët dhe policët në kufirin në Bërnjak

Prishtinë, 14 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, si dhe drejtorin e QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, kanë vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, për të parë nga afër ekipin mjekësor dhe zyrtarët policor, të cilët po zbatojnë masat që janë ndërmarrë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me parandalimin e Corona Virus COVID-19.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falenderuar ata për kujdesin e shtuar ndaj qytetarëve dhe zbatimin në përpikëri të masave dhe rekomandimeve të dhëna nga Qeveria e Kosovës, dhe IKSHP-ja për tu mbrojtur nga ky virus.

Ai po ashtu ka ofruar përkrahjen e tij të plotë dhe të Komunës së Mitrovicës për ti ndihmuar dhe për të tejkaluar së bashku këtë gjendje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)