19 Prill 2024

Kryesia vendos sot për interpelancat e Kryeministrit Haradinaj

Prishtinë, 5 prill - Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës qe do të mbahet sot me kryetarët e grupeve parlamentare do të shqyrtohen kërkesat e Grupeve Parlamentare të Vetëvendosjes, LDK-së dhe Grupit të pa varur lidhur me tri interpelanca të kryeministrit Haradinaj.

Kryesia se pari shqyrton interpelancen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën  në sektorin e energjisë.

Pastaj do të shqyrtohet interpelanca e Kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

Po ashtu do të shqyrtohet edhe interpelanca e Kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017.

Kryesia gjate mbledhjes se sotme shqyrton edhe Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, Projektligjin për gjykatat, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)