16 Prill 2024

Kryesia vendos sot për demarkacionin dhe interpelancat e kryeministrit Haradinaj

Prishtinë, 5 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do te mblidhet sot për të shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si dhe interpelancat e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Fillimisht kryesia do të vendos për interpelancën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Po ashtu do kryesia do te vendos edhe për interpelancen e Kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Vendimi për rritjen e pagave për Kabinetin qeveritar; Vendimi për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Me pas kryesia do te shqyrtoj Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,

Kryesia gjithashtu do te bej shqyrtimin e parë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Miniera dhe Minerale, shqyrtimin e parë të Projektligjit për pajisjet nën presion dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Po ashtu kryesia do te vendos sot edhe per debatin parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik dhe debatin parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Po ne kete mbledhje kryesia to te shqyrtoj rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)