18 Prill 2024

Kryesia vendos nesër për seancën e radhës te Kuvendit

Prishtinë, 21 shkurt - Kryesia e  përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë të saj, të drejtuar nga kryetari i  sapozgjedhur, Jakup Krasniqi, për të shqyrtuar mundësinë e procedimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe të Qeverisë së vendit.

Duke e shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për plotësimin e rendit të ditës së seancë konstitutive me dy pika shtesë: zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhjen e kabinetit qeveritar, Kryesia ka vendosur që kërkesa nuk është në përputhje me nenin 42, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit.

Pas komunikimit deputetëve të këtij vendimi, nga ana e kryeparlamentarit Krasniqi, në foltoren e Kuvendit ka dalë nënkryetari PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili ka sqaruar që grupi i tij parlamentare ka shtruar edhe njëherë mocionin, sipas Rregullores së Kuvendit, për seancë të jashtëzakonshme shoqëruar me më shumë se 50 nënshkrime për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së  Kosovës.

Mbledhja e Kryesisë, për shqyrtimin e kësaj çështje, është thirrur për të martën, më 22, shkurt, në orën 10:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)