19 Prill 2024

Kryesia e LDK-së vendos që Borovci e Abrashi të tërhiqen nga gara për kryetar

Prishtinë, 17 qershor -  Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor.

Theks i veçantë i është  kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në.

Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.

Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)