28 Mars 2024

Kryeparlamentarja Osmani pranon raportin Bashkimit Evropian për Kosovën

Prishtinë, 6 tetor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani sot e pranoi Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020.

Kopja e Raportit i është dorëzuar kryetares Osmani nga ana e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog.

Ambasadori Szunyog shfaqi shpresën se rekomandimet nga raporti do të trajtohen nga institucionet e Kosovës.

Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për ta dërguar përpara agjendën evropiane dhe rritjen e rolit në tij në procesin e integrimeve.  

Ajo mirëpriti vlerësimin e Raportit, sipas të cilit nën udhëheqjen e saj ka pasur përmirësim në organizimin e punës së Kuvendit dhe menaxhimin e seancave plenare, duke u bazuar në rregulloret e punës.  

Sipas saj, secili komision parlamentar do t`i qaset në mënyrë specifike rekomandimeve të Raportit, në mënyrë që të adresohen ato.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)