11 Korrik 2020

Kryeparlamentari Krasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kuvajt

Prishtinë, 24 maj - Delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë takime me kryetarin e Asamblesë Nacionale të Kuvajtit Al-Kharafi, me kryeministrin Al-Sabah, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.
 
Me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Shkëlqesisë së Tij, Jassim Mohammad Al-Kharafi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit nga 24 deri më 27 maj 2010.

Gjatë kësaj vizite kryeparlamentari Krasniqi do të shoqërohet nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit: Xhavit Haliti, Ibrahim Gashi dhe Naim Maloku, si dhe nga Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare. 

Përveç takimit me homologun e tij Jassim Mohammad Al-Kharafi, delegacioni parlamentar i Kosovës pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kuvajtit,  Shkëlqesinë e Tij Sheik Naser Al Mohammad-Al-Ahmad Al-Sabah, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)