19 Mars 2024

Kryeparlamentari Austrisë dhe ai i Suedisë urojnë kryeparlamentaren Osmani

Prishtinë, 27 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Kuvendit.  

Në letrën e tij dërguar kryetares Osmani, z. Wolfgang Sobotoka ka potencuar rolin mbështetës të Austrisë në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai ka theksuar se ndër vite është ndërtuar një bazë shumë e mirë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe këto marrëdhënie duhet fuqizuar edhe më tej.

Ndërkaq kryetari i Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Suedisë me Kosovën në të gjitha fushat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ai i ka bërë ftesë kryetares së Kuvendit për një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë, në një kohë të afërt. ​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)