28 Mars 2024

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan sot viziton Kosovën

Prishtinë, 3 nëntor - Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeministri turk do të zhvillojë takime zyrtare me ushtruesin e detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçin.

Zyra për shtyp e kryeministrit turk thekson gjithashtu se Erdoan do të vizitojë vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Më pas kryeministri Erdogan do të qëndrojë në Prizren, me ç`rast në orën 16:25 minuta do t`u drejtohet qytetarëve në `Sheshin Shadërvan` të qytetit.

Në axhendë bëhet e ditur se kryeministri turk do të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në të cilën do të nderohet me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Prizrenit”.

Nesër, kryeministri turk, do të marrë pjesë në një ceremoni solemne, në të cilën do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)