18 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: Vizioni i Kosovës është bashkëpunimi

Prishtinë, 31 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.

Kryeministrit Thaçi ka deklaruar se vizioni i Kosovës është bashkëpunimi me të gjitha shtetet e rajonit, në kuadër të kësaj kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi,  këtë bashkëpunim në kuadër të perspektivës euro- atlantike besojmë se do ta kemi edhe me Serbinë.

Greqia sipas tij gjithmonë i ka luajtur rolin që i ka takuar dhe shumë të rëndësishëm për bashkëpunim në rajon, një rol aktiv dhe pozitiv. Në kuadër të kësaj bashkëpunimi ynë i drejtpërdrejt nëpërmjet Prishtinës dhe Athinës ka qenë produktiv.

"Sot kemi bashkëpunim biletaral në shumë fusha, bashkëpunim ky që po jep  rezultatet e veta edhe në konsolidimin e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të perspektivës sonë evropiane. Të gjitha temat që diskutuam edhe me ministrin kanë qenë tema të interesit të relacioneve tona bilaterale, të bashkëpunimit rajonal dhe frymës integruese euro – atlantike", ka deklaruar kryeministrit Thaçi.

Ministi i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas ka thënë së: Siç e dini po ashtu e vizitova edhe Beogradin ku pata diskutime të shumta dhe  kur e kemi fjalën për BE kuptohet nuk është ndonjë sekret që ekzistojnë qasje të ndryshme dhe pikënisje të ndryshme, kur flitet për çështje të tilla si temat të rajonit dhe në këtë kontekst do të thosha se edhe pozicioni i Greqisë është mirë i njohur.

Mirëpo, më e rëndësishme sipas tij është se këtu se të gjitha shtetet e BE-së, të gjitha 27 shtete anëtare pajtohen për një gjë shumë të rëndësishme, për një pikë shumë të rëndësishme se rajoni duhet të ketë një të ardhme të qartë evropiane dhe kjo është e ardhmja për gjithë rajonin dhe këtu ne si Greqi me shumë krenari mund të themi se u përkasim atyre shteteve të cilat kanë promovuar dhe po e promovojnë këtë ide për të ardhmen evropiane të rajonit, në një mënyrë mjaftë efikase.

"Këtu i kujtojë vendimet e Këshillit të Evropës në Selanik në vitin 2003, kur perspektiva evropiane e këtij rajoni u prezantua fillimisht dhe duke iu referuar edhe iniciativës së re të Greqisë, agjendës së mirënjohur të vitit 2014 me të mendojmë të vëjmë një dinamikë të re për këtë ide, që rajonin ta shohim sa më shpejtë si pjesë të familjes tonë evropiane – të BE-së", është shprehur Droutsas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)