02 Mars 2021

Kryeministri Thaçi: Uron fëmijëve festen e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në festimin e ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur me 17 shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në ambientet e Grand Store-s në Prishtinë, kryeministri Thaçi ka takuar shtatë fëmijë dhe prindërit e tyre në dy vjetorin e lindjes, i ka uruar ata të gëzojnë shëndet të mirë dhe të rriten të lumtur në shtetin e Kosovës.

Në një fjalë rasti kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se është kënaqësi e madhe të takohesh sot me fëmijët, që e kanë ditëlindjen në Ditën e Pavarësisë.

“Urime ditëlindja të gjithë këtyre fëmijëve, urime ditëlindja për Kosovën, urime ditëlindja për shtetin tonë, për të ardhmen tonë në NATO dhe Bashkim Evropian, urime për sukseset e mëdha që kemi arritur”, tha z. Thaçi.

Më tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se secili qytetar i Kosovës, secila familje kosovare duhet ta festojë me krenari të madhe këtë ditë historike për vendin tonë, këtë ditë të gëzimit, ditë të krenarisë, vlerave, të respektimit të së kaluarës, të zotimeve për punën e sotme, por para së gjithash edhe për vizionin për të ardhmen.

“Secili nga ne duhet të kujtojë të kaluarën tonë të lavdishme, sakrificat e mëdha që kemi bërë për të arritur në këtë ditë, por edhe zotimin tonë për të ardhmen, për një shtet më të zhvilluar, shtet demokratik, shtet të perspektivës evropiane, shtet të zhvillimit, të mirëqenies sociale” tha kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e festimit të ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur me 17 shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)