19 Prill 2024

Kryeministri Thaçi, udhëtoi për në konferencën e Bërdo-së

Prishtinë, 19 mars - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar në orët e pasdites për në Slloveni, për të marrë pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër, në Bërdo afër Kranjit.

Para nisjes, në një konferencë për media të mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri Thaçi rikonfirmoi se në konferencën e Bërdos do të marrë pjesë si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ashtu siç edhe është ftuar nga organizatorët e konferencës, kryeministri slloven, Borut Pahor dhe kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

Republika e Kosovës në konferencën që do të mbahet në Bërdo do të jetë e përfaqësuar në mënyrë të barabartë, sikur të gjitha shtetet e rajonit, me statusin që e ka, të njohur si shtet i pavarur dhe sovran - u shpreh kryeministri Thaçi.
 
Ndërkohë ende nuk dihet nëse në këtë takim do të marrë pjesë edhe shteti i Serbisë që po kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës jashtë rezolutës 1244. Perveç Kosovës, pjesëmarrjen thuhet se e kanë konfirmuar të gjitha vendet, përveç Serbisë, e cila insiston që Kosova të përfaqësohet atje në kuadër të UNMIK-ut, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.

“Duhet kuptuar se demokratizimi dhe perspektiva evropiane e rajonit dhe shteteve përkatëse nuk varet nga adresa e Beogradit. Tash e tutje, të gjitha vendet, janë të pavarura dhe asnjë vend nuk është më i rëndësishëm se tjetri, përkundrazi është nivel i barabartë. Kosova aty ku do të jetë e përfaqësuar do të jetë në nivel krejt të barabartë me statusin që e ka”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërsa, shumë shkurt takimin, e Sllovenisë, nga Prishtina, e ka komentuar edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Sfetan Fule. Ai ka thënë se është interes i vendeve rajonale që të gjejnë gjuhë të përbashkët për të gjitha çështjet, në këtë rast edhe për takimin e Bërdos.

“Në këndvështrimin tim, mendoj se vendet duhet të gjejnë një bashkëpunim. Por, varet nga këto vende që mblidhen në Bërdo, që të gjejnë një formulë”, ka thënë Fule.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)