19 Prill 2024

Kryeministri Thaçi takoi Philip Gordon-in

Washington, 21 korrik - Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ndihmës sekretari për Çështje Evropiane dhe të Evroazisë, Philip Gordon, kishin mbrëmë një darkë pune. Në darkë ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell.

Gjatë darkës është diskutuar për koordinimin e aktiviteteve diplomatike pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndihmës sekretari i shtetit, Philip Gordon ka rikonfirmuar qëndrimin e Departamentit të Shtetit amerikan, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe, ne çdo rrethanë, njohjet e reja do te pasojnë. SHBA-të mbesin te përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe ne anëtarësimin e saj në strukturat veri-atlantike, ka thënë ndihmës sekretari Gordon.

Kryeministri Thaçi e ka siguruar ndihmës sekretarin Gordon, se Kosova do të jetë e përgjegjshme ne veprimet e saja, dhe do ta rris angazhimit për të siguruar njohje te reja të pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

”Do të vazhdojmë me vendosmëri dhe maturi ta shtrijmë autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës edhe në veri, pavarësisht pengesave dhe provokimeve që do të vijnë nga Serbia. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të mbesim të hapur për marrëdhënie të mira fqinjësore me te gjitha shtetet e rajonit, përfshire edhe Serbinë. Por kurrë nuk do lejojmë qe rendi kushtetues dhe integriteti territorial te vihen ne pikëpyetje” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Gjatë diskutimeve në këtë drekë pune është konstatuar fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Serbia nuk mund të mbaj peng te ardhmen e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)