16 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: Ideja e Tadiqit për ndarje është e marrë

Prishtinë, 3 gusht - Kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi sot se “idetë e presidentit serb Tadiq, për negociata mbi statusin e Kosovës, janë krejtësisht të parealizueshme dhe se Kosova tashmë është 100 përqind e pavarur”.

Në një intervistë për BBC-në, kryeministri vlerësoi se “ideja për ndarje që vjen nga Serbia, është“ ide e marrë e periudhës së Slobodan Millosheviqit, dhe është e parealizueshme”.

Sipas Thaçit, “kjo ide nuk i duhet as Serbisë, as rajonit, dhe si e tillë shpejt do të nxirret në harresë”. “Kosova është njohur nga shtetet më të fuqishme të botës, është pjesë e Bankës Botërore, e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti do të jetë pjesë e IBRD-së.

“Tani, pas vendimit të GJND-së, është hapur një kapitulli ri për shtetin e Kosovës, kapitull i konsolidimit dhe i forcimit të shtetit, i vazhdimit të njohjeve të reja dhe procesi i integrimit në NATO, në BE, dhe në OKB”, ka thënë mes tjerash Thaçi për BBC-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)