23 Prill 2024

Kryeministri slloven Cerar uron Kryeministrin kosovar Haradinajn

Prishtinë, 20 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miroslav Cerar.

Në letrën e urimit thuhet:


Shkëlqesia Juaj,


Ju lutem pranonin urimet e mia me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës suaj të re.


Gjithashtu, shfrytëzoj këtë rast të shpreh dëshirën dhe besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti mes Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej në interes të dy popujve tanë.


Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me vendet e Evropës Juglindore, duke ndjekur me kujdes të veçantë progresin e tyre drejt integrimit europian. Ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Sllovenisë në këtë drejtim.


Ju uroj sukses dhe mirëpres bashkëpunimin e ardhshëm mes nesh.


Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.


Miroslav Cerar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)