20 Prill 2024

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi sot Komunat e Drenasit dhe Skënderajt

Drenas, Skënderaj, 14 prill - Kryeministri në detyrë Kurti vazhdoi vizitat në komunat e Kosovës. Në Drenas dhe Skënderaj, Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redzepi, takuan dy kryetarët e komunave përkatëse.

Me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe me atë të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari u diskutua për menaxhimin e COVID-19.

Këto dy komuna kanë arritur që numrin e të prekurve ta mbajnë shumë të vogël falë menaxhimit e respektimit të vendimeve të qeverisë dhe këshillave të profesionistëve mjekësorë.

Kryeministri në detyrë Kurti përsëriti thirrjen për dezinfektim të karrocave e shportave në supermarkete pas përdorimit nga konsumatorët, dhe kujdes të shtuar të qytetarëve që të pastrojnë duart pas përdorimit të monedhave metalike, pasi që këto po dalin të jenë përçuesit më të mëdhenj të infeksionit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)