20 Prill 2024

Kryeministri letonez uron Kryeministrin kosovar

Prishtinë, 23 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga homologu i tij letonez, Maris Kucinskis.

Në letrën e urimit të kryeministrit të Republikës së Letonisë thuhet:

Shkëlqesi,

Më lejoni që t’ua përcjellë urimet më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe dëshirat e mia më të mira për një punë të suksesshme dhe produktive.

Shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim dhe përparim të marrëdhënieve miqësore në mes të Letonisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, do të doja t’iu uroja sukses në zbatimin e reformave të domosdoshme për Kosovën në rrugën Evropiane.

Shkëlqesia e Juaj, ju lus të pranoni konsideratën time më të lartë me dëshirat për prosperitet dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj.

Sinqerisht Juaji,

Maris Kucinskis

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)