19 Prill 2024

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën këshilluese për gra

Prishtinë, 5 dhjetor - Mbështetja për gratë e vajzat dhe fuqizimi ekonomik i tyre, ishin në qendër të vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave joqeveritare u theksua në takimin me znj.Sanija Murati, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Lady”. U potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë. U tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore.

Në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri, tha Kryeministri Kurti.

Ai theksoi veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime.

Në total, vlera e subvencionimit është 491.988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro.

Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)