19 Prill 2024

Kryeministri Kurti takoi liderët e partive opozitare

Prishtinë, 30 gusht - ​Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u zhvillua takimi me liderët e partive opozitare parlamentare.

Qëllimi i takimi ishte për t'i njoftuar liderët e opozitës dhe për të diskutuar me ta për takimin e 18 gushtit në Bruksel dhe detaje rreth dialogut.

Ftesës për takim u ishin përgjigjur pozitivisht dy nga tre liderët e opozitës, përkatësisht kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i parë, Besnik Bislimi.

Në deklarimin për media pas takimit, kryeministri Kurti u shpreh se është gatishmëri dhe interes i tij që sa më shumë t’i njoftojë edhe partitë politike që nuk janë pjesë e Qeverisë, që të kuptojnë që Qeveria është edhe e përgjegjshme në dialog edhe llogaridhënëse në lidhje me dialogun.

Ai tha meqë Kuvendi i Republikës së Kosovës, është pushim deri në mesi i shtatorit, është parë si e rëndësishme që të ketë një takim në këtë kohë kur edhe kur është arritur dakordimi, që as në anën e kufirit të Serbisë as në atë të Kosovës të mos lëshohen më dokumente për hyrje-dalje.

Më tej shtoi se si Qeveri mbesim të përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo, e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)