29 Mars 2024

Kryeministri Kurti takoi ish-kongresistët amerikanë, Nick Rahall dhe Peter Roskam

Prishtinë, 30 korrik - Dy ish kongresistët amerikanë, Nick Rahall dhe Peter Roskam, janë pritur në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe nga kryetarja e Komisionit parlamentar për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis e planifikim hapësinor dhe infrastrukturë, Fitore Pacolli.

Kryeministri Kurti i njoftoi ish-kongresistët me prioritetet e programit qeverisës dhe rezultatet e arritura në njëqinditëshin e parë të qeverisjes.

Në takim u diskutua për investimet e nevojshme të bizneseve nga diaspora dhe atyre amerikane në Kosovë. Kryeministri tregoi hapat që ka ndërmarrë qeveria për përmirësimin e klimës për investime.

Ai falënderoi ish-kongresistët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Ata shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në fushën e mbrojtjes së mjedisit, investimeve në energji dhe infrastrukturë.

Ish-kongresistët kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë, me ftesë të komisionit parlamentar që e udhëheq deputetja Pacolli, në kuadër të programit “House Democracy Partnership”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)