25 Prill 2024

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik në Republikën e Kosovës, sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka mbajtur një takim të përbashkët me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, znj. Chryssoula Alifer, të ngarkuarin me punë i ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onişor, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník dhe ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck Ahliny.

Në këtë takim, Kryeministri në detyrë i njoftoi ata mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19, masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria. Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë.

Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID- 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme.

Kryeministri në detyrë Kurti, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)