29 Mars 2024

Kryeministri Kurti pranon telegram urimi nga kryeministri i Greqisë

Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

Në urim thuhet:

I nderuar z. Kurti,

Dëshiroj të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër, dhe ju uroj  çdo sukses!

Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Jug-Lindore.

Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)