29 Mars 2024

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga Sekretari Pompeo dhe Ambasadori Kosnett

Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pranoi letër urimi nga Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Michael Pompeo, si dhe nga Ambasadori i ShBA-së në vendin tonë Philip Kosnett.

Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërkaq Ambasadori Kosnett ka uruar Kryeministrin Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)